Për shkak se edhe Gjermania po përballet gjithnjë e më shpesh me valë të nxehti e thatësira të gjata, qeveria gjermane kërkon të marrë masa shtesë për lehtësimin e jetës së qytetarëve. Bashkitë dhe komunat do të duhet të shtojnë numrin e çezmave publike me ujë të pijshëm në sa më shumë vende publike, sipas një vendimi të qeverisë.
“Qasja në ujin e pijshëm duhet të jetë sa më e thjeshtë të jetë e mundur”, thotë ministrja e Mjedisit, Steffi Lemke. “Çezmat me ujë të pijshëm janë një element bazë për kujdesin në raste nxehtësie”, thotë politikanja e gjelbër që i referohet ekstremeve të motit dhe periudhave të thatësirës.
Në hap të parë do duhet të shtohen 1000 çezma tek 1300 çezmat e tjera. Sipsa ligjit çezma të tilla në të ardhmen do të jenë pjesë standarde e furnizimit publik me ujë./DW