Gjermania do të dërgojë tanke kundërajrore në Ukrainë

Kancelari Olaf Scholz ka konfirmuar se vendi i tij do të dërgojë më shumë tanke kundwrajrore Gepard në Kiev.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar atë sistem shumë efikas,” tha Scholz, pasi pati një telefonatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky sot.

Gjatë bisedës, Zelensky i kishte thënë kancelarit gjerman për sulmet ajrore ruse në infrastrukturën civile, furnizimet me ujë dhe energji elektrike.

Scholz kishte premtuar ndihmë të mëtejshme afatshkurtër në thirrje, sipas një zëdhënësi të qeverisë gjermane.

Gjermania tashmë është zotuar t’i sigurojë Ukrainës mbrojtje ajrore dhe rindërtim afatgjatë.

Ajo kishte ofruar gjithashtu t’i siguronte Polonisë sistemin e saj të mbrojtjes ajrore Patriot, megjithëse kjo u refuzua nga Varshava, e cila tha se do të dërgohej më mirë në Ukrainë./albeu.com