Gjendet pa jetë në një makinë 40-vjeçarja në Durrës

Policia e Durrësit, përmes një njoftimi, bën me dije se, në një mjet të parkuar prej kohësh (në gjendje jofunksionale), është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar rreth 40 vjeçe, (endacake).

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe identifikimin e viktimës.

Gjithashtu sot rreth orës 04:20, në Bizë, Durrës, ka rënë zjarr në një magazinë me bimë medicinale në pronësi të shtetasit S. P. Punohet për përcaktimin e shkakut të zjarrit./albeu.com


Shtuar 14.09.2021 09:38