Gjendet një makinë e hedhur anës Liqenit të Shkopetit, për çfarë dyshohet se është përdorur

Një makinë është gjetur e aksidentuar në Shkopet, rreth 300 metra poshtë sektorit C, tek Liqeni i Shkopetit

Makina është pikasur nga kalimtarë të rastit dhe filkimisht kanë tentuar të shikojnë dhe t’u japin ndihmën e parë të aksidentuarve, pasi kanë menduar për një aksident. Por në makinë nuk është parë të ketë njerëz, as rreth e rrotull vend ngjarjes.

Menjëherë kanë njoftuar policinë e Matit e cila sapo ka mbërritur ka bërë kqyrjen e makinës për të gjetur pronarin e saj.  Sipas policisë, makina është denoncuar si e vjedhur në drejtorinë e policisë së Durrësit.

Dyshimet e para kanë të bëjnë me vjedhjen dhe përdorimin e makinës në ndonjë ngjarje kriminale, dhe më pas hedhjen e saj për ta zhytur në liqenin e Shkopetit. Por makina nuk ka mundur të zhytet dhe ka bërë që policia të ketë në dorë mundësinë për të vërtetuar nëse ajo ëahtë përdorur për ngjarje kriminale, apo është thjesht një makinë e vjedhur e dalë nga rruga aksidentalisht./albeu.com


Shtuar 22.05.2021 11:48