Gjendet një kufomë e dekompozuar në Tiranë

Policia bën me dije se mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:45, në fshatin Balticë, Njësia Administrative Vaqarr, është gjetur një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull. Pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Dyshohet se kufoma është e një endacaku nga vendet e treta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave e plotë të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 8.09.2021 12:12