Genta Tafa betohet si komisionere kundër diskriminit në seancën plenare, demokratët: Ky është një turp!

Genta Tafa u betua si Komisionere kundër Diskriminimit gjatë seancës së kësaj të enjteje në Kuvend. Gjatë betimit të saj, deputetët demokratë e cilësuan si turp. Konkretisht Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi dëgjohej teksa thotë, se ky është një turp.

“Ky është një turp kryetar, një njeri që ka diskriminuar veriun… Një njeri që është përdorur politikisht në procesin e Vettingut… Ky është turp, turp, turp”, tha Bardhi teksa Tafa ishte në foltore gjatë momentit të betimit.

Të lidhura

None found

Tafa Bungo ka qenë anëtare dhe drejtuesë në sistemin e “vettingut”, konkretisht në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku janë kontrolluar gjyqtarë dhe prokurorë për pasurinë dhe integritetin e tyre. Gjithashtu ajo ka mbajtur funksione akademike si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë dhe ka punuar në fusha të ndryshme të administratës juridike.


Shtuar 14.05.2026 18:06

CasibomHoliganbetjojobetjojobetcasibomcasibomHoliganbetjojobet