Gëlltiti dhëmbët teksa ishte në gjumë, 35-vjeçari në Kosovë përfundon në spital

Një rast i veçantë ka mbërritur në Klinikën e Gastroentetologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Një person ka gëlltitur dhëmbët e pjesës së sipërme të gojës (urën metalokeramike) teksa ishte në gjumë.

Lajmin ka bëre të ditur doktori Skender Telaku përmes një njoftimi në Facebook, ku thekson se mjekët kanë arritur të nxjerrij me sukses dhënbët që 35-vjeçari kishte gëlltitur.

“Nxjerrja e ures metalokeramike gjysmecirkulare nga perpisa (ezofagu) me endoskop. Mashkulli 35 vjec aksidentalisht, deri sa ka qene ne gjume e ka perbire uren e vene nga stomatologu disa muaj me pare. Ura u nxorr endoskopikisht pa kurfare problemi…..”, ka shkruar doktori Telaku.