Garojnë në Tiranë, Duma “kokë më kokë” me Spiropalin: Jeni ku thërret qameti!

Një nga drejtueset e fushatës së PS-së në Tiranë, Elisa Spiropali u shpreh sonte në “Log.” se objektivi i socialistëve janë jo më pak se 19 mandate në këtë qark. “Në Tiranë ne do të marrim jo më pak se 19 mandate.

Në 2017 morëm 18” tha ajo. Grida Duma ka më shumë pritshmëri, 22 mandate si koalicion.

“Ne do të marrim 19, koalicioni do të kalojë nivelin e 22 mandateve” tha ajo. Por kur erdhi puna te lista me kandidatët në Tiranë debati ishte i fortë mes Spiropalit dhe Dumës.

Pjesë nga debati:

Elisa Spiropali: Xhafaj, Kodheli, Majko, që është deputet, se ne 19 do i marrim dhe jam e sigurt, edhe për shkak të votave, njohjes së reputacioneve….

Grida Duma: Pandeli Majko ka punuar fort që të rifutej në listë. Muhabete hipokrite….

Elisa Spiropali: O Grida vetëm ju i njihni këto gjirizet e funksionimit të listave….lista juaj doli pas afatit zyrtar

Grida Duma: Pandin e nxorët, e hoqët, Vasilikën e hoqët, Eglantinën e hoqët dhe sot jeni ku thërret qameti.

Elisa Spiropali: Pandeli Majko është i 19 është personi me më shumë autoritet….

Grida Duma: Kush e di sa i karikuar do të jetë Pandi mbasi është lodhur që të ketë hyrë pas orarit zyrtar në listë?

Elisa Spiropali: Pse ja hani hallin Pandit?

Grida Duma: Nuk ja qaj, jam duke qeshur. Më vjen shumë mirë që atë ministrin e Brendshëm të ikur për një arsye apo një tjetër e keni vendosur atje ku meriton.

Elisa Spiropali: Cilin? Xhafën? Fatmir Xhafës ju bë puç i pastër, kasetash Babalesh

Grida Duma: Po, po, nga amerikanët ju bë…

Elisa Spiropali: Përfundoi në gjykatë, ata që e sajuan kanë marrë dënim

Endri Xhafo: Fatmir Xhafa ishte viktimë e makinacioneve apo e një fakti që i ka dalë?

Elisa Spiropali: Sajesë Endri.

Endri Xhafo- Spiropalit: Por përse penalizoni një nga arkitektët e Reformës në Drejtësi?

Elisa Spiropali: Nuk është viktimë është person me shumë reputacion në PS që ai ka mundësitë që të marrë votat që i duhen. /abcnews


Shtuar 15.03.2021 22:49