Gabimi me emrin e rrugës mbreti Gert, “justifikohet” bashkia: Problemi ishte në stampim

Bashkia e Durrësit ka hequr nga rruga tabelën me emrin e mbretit Gent që ishte shkruar “Gert”.

Ndërhyrja u bë vetëm kur problemi u bë publik pas katër vitesh.

Për momentin rruga është pa adresë ndërsa në “Google Maps” figuron ende me emrin Mbreti Gert.

Emërtimin e rrugës mbreti Gert bashkia e Durësit e justifikon me faktin se është bërë një ngatërresë në stampim dhe është porositur një e re me emrin Gent.

Gabimi i emrit është ironizuar edhe ish profesori Enton Bido.

“Në dijeni time pretendoj se e njoh historinë dhe në dijeni time nuk di të ketë mbret Gert. Gent po. Ky është një lapsus që duhet rregullua, ndrequr. Bëjmë mirë që i rikthehemi figurave historike. Por kjo duhet bere  duke u  duke u këshilluar, duke i marrë mendimin specialistëve.”

Qytetaret e konsiderojnë një gabim që duhet të rregullohet. Emërtimet e reja të rrugëve në Durrës janë bërë në vitin 2017 me miratimin e këshillit bashkiak. Emrat janë përzgjedhur nga historia nëpërmjet një komisioni të posaçëm./albeu.com/