Chiellini: Shpresoj që De Ligt të qëndrojë gjatë te Juve

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, shpreson që Matthijs del Ligti të qëndrojë edhe për shumë vjet te klubi bardh e zi.

Chiellini ka kërkuar nga menaxheri i de Ligtit, Mino Raiola që holandezi të mos largohet.

“Matthijs de Ligt është një lojtar fantastik. Unë e quaj Thor (Zot i qiellit). Shpresoj që Mino Raiola ta lërë të qëndrojë në Juventus edhe për shumë vjet. Ai është 22-vjeçar, por me mentalitetin e një lojtari të nivelit të lartë”, tha Chiellini.

De Ligti u transferua te Juventusi nga Ajaxi në janar të vitit 2019 për 85.5 milionë euro. /albeu.com/

 


Shtuar 27.10.2021 17:33