Fyerje, diskriminim dhe ofendime nga Rama, Basha publikon video-mesazhin: Mendoni sikur të ishte vajza juaj

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku shfaqet kryeministri Edi Rama me sjelljet të cilat lideri i opozitës i cilëson si “arrogante” kundrejt vajzave.

“Imagjinoni një vajzë të vogël që kërkon frymëzim, me shpresën se një ditë do të jetë si modelet që ndjek. Tani imagjinoni si ndihet kur sheh gratë që sulmohen me arrogancë… Kur përqeshen… Kur ofendohen… Kur diskriminohen… Vetëm sepse bëjnë punën e tyre! Imagjinoni sikur ajo të ishte vajza juaj… Ky është mesazhi për të cilin ka nevojë? Vajza juaj po dëgjon dhe vota jote në 25 Prill, mund të përcaktojë një tjetër model. Voto për ndryshimin”, thuhet në tekstin e videos së publikuar.

Ndërkohë, krahas videos së publikuar kryedemokrati shkruan “Mendoni sikur të ishte vajza juaj.


Shtuar 16.03.2021 15:13