Banorët e Fushë-Arrëzit do të vendosin vetë përmes një referendumi popullor nëse janë kundër bashkimit të bashkisë së tyre.
Këtë qëndrim e bëri të ditur kreu i bashkisë, Hil Curri, i cili theksoi se deri tani nuk është zhvilluar asnjë diskutim me banorët për këtë propozim, një veprim që sipas tij do të përshpejtonte braktisjen e këtij qyteti verior.
Të lidhura
None found
Curri argumentoi se Bashkia e Fushë-Arrëzit nuk përbën një peshë financiare për qeverinë, pasi në territorin e saj veprojnë disa kompani të industrisë së rëndë, të ardhurat tatimore të të cilave derdhen drejtpërdrejt në buxhetin e bashkisë që ai drejton.
Kryebashkiaku demokrat paralajmëroi se beteja për këtë çështje do të shkojë deri në gjykatat ndërkombëtare. Ndërkohë, qytetarët e zonës, së bashku me mërgatën, po përgatiten të dalin në rrugë për të protestuar.
