Furgoni përplas për vdekje shqiptarin në Itali

Një shqiptar ka ndërruar jetë në via Santa Maria a Cubito në Itali, pasi u përplas për vdekje nga një mjet teksa po udhëtonte me biçikletë.

Mediat italiane raportojnë se policia ka mundur të arrestojë pas disa orësh drejtuesin e furgonit, i cili e përplasi shqiptarin u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë.

Mësohet se shqiptari ka ndërruar jetë në vendin ne ngjarjes menjëherë pasi u përplas nga automjeti me 4 persona në bord.

Kur kuptuan tragjedinë, 4 personat në furgon në vend që të shpëtonin viktimën janë larguar në këmbë duke e lënë mjetin në vend.

I arrestuari, i mbrojtur nga avokati Marco Uçiero, ndodhet me burgun e Santa Maria Capua Vetere.


Shtuar 22.03.2023 10:06