FSHF “nxin” Tiranën, dënime ekstreme pas dhunës ndaj Kridens Metës

FSHF “nxin” Tiranën, dënime ekstreme pas dhunës ndaj Kridens Metës

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së, ka qenë mjaft i ashpër në vendimin e ditës së sotme me skuadrën e Tiranës, pas incidentit të një dite më parë në RRogozhinë, ku tifozat u dutën në fushë pas përfundimit të ndeshjes.

Komisioni ka vendosur që të dënojë Tiranën me 90 ditë që të luajë pa tifozë, ndërsa ka qenë mjaft e ashpër dhe në dënimin për lojtarët, duke i pezulluar disa prej tyre nga çdo aktivitet.

Kujtojmë që tifozët bardheblu u futën në fushë dhe dhunua arbitrin Kridens meta pas përfundimit të ndeshjes, pasi kontenstuan penallltinë e dhënë në minutën e 90-të, çka ndikoi drejtpërdrejtë në humbjen e vendit të parë, të cilën e morën rivalët e tyre të Parizanit.

Lojtarët e ndëshkuar:

Lojtari i KF Tirana, Visar Bekaj, për nxitje të urrejtjes dhe akteve të dhunës, në bazë të nenit 51/1 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Lojtari i KF Tirana, Albano Aleksi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Lojtari i KF Tirana, Aldi Gjumsi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Lojtari i KF Tirana, Bruno Lulaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Lojtari i KF Tirana, Besir Iseni, për pështymjen ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Lojtari i KF Tirana, Florent Hasani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Zyrtari i KF Tirana, Arzen Vocaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Zyrtari i KF Tirana, Kostandinos Jani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Zyrtari i KF Tirana, Marvi Kastrati, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.


Shtuar 26.05.2023 17:03