FSHF letër MSH: Finalja e Kupës së Shqipërisë luhet me tifozë? (FOTO LAJM)

Shumë vende të Europës kanë filluar të kthehen në normalitet dhe për këtë arsye edhe tifozët janë kthyer në tribuna.

Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodh në vendin tonë dhe për këtë shkak  Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar një letër zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë ku i kërkon praninë e tifozëve në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Finalja midis Skënderbeut dhe Vllaznisë do të luhet në datën 30 maj në stadiumin kombëtar “Air Albania”  në orën 19:00.


Shtuar 25.05.2021 17:15