Frikë nga sulmet kibernetike, Biden thërret në Shtëpinë e Bardhë ekspertë të teknologjisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden do të presë në takim specialistë të teknologjisë, të aftë në mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

Takimi me ta do të zhvillohet në kushtet e sulmeve të larmishme në teknologjinë e informacionit që sipas Biden vijnë nga të katër anët e botës.

Vlen të theksojmë se këto ditë, Kongresi Amerikan shqyrton legjislacionin për ligjet në lidhje me njoftimit për shkeljen e të dhënave dhe rregullimin e industrisë së sigurimit kibernetik pas sulmeve të shumta ransomëare që synuan infrastrukturën vendimtare në SHBA.

Synohet që të rindërtohet një sistem i mbrojtjes nga sulmet kibernetike, i aftë ti paraprijë situatave të pakëndshme./albeu.com


Shtuar 25.08.2021 19:27

Tags: