Francezët nuk tërhiqen ,në rrugë kundër reformës së pensioneve, tensionohen protestat

Situata në Francë është alarmante me mobilizimet e vazhdueshme të grevës kundër reformës së pensioneve.

Herët pasdite të së martës, në margjinat e mobilizimeve të sotme, shpërthyen edhe episodet e para, ku dialogu mes qeverisë, Macron dhe sindikatave ka hyrë në ngërç.

Në Nante, një makinë u dogjën dhe protestuesit u përleshën me policinë, ndërsa u sulmua edhe gjykata administrative.

Tensionet nuk kanë munguar edhe në qytetin e Rennes, ku protestuesit bllokuan unazën dhe dogjën një makinë të braktisur sipas gazetarëve të AFP.

Në Paris dhe Marsejë, protestuesit bllokuan për pak kohë linjat e trenave.

Ministri i Brendshëm Géral Darmanen njoftoi se mobilizimi i forcave të policisë për ditën e dhjetë të protestave të sotme do të jetë “i paprecedentë”, me 13,000 policë në të gjithë vendin, duke përfshirë 5,500 në Paris.

Bllokadat, protestat, grevat dhe demonstratat kanë vazhduar për ditë të tëra, duke e bërë të vështirë furnizimin me karburant në disa rajone.

Më shumë se 15% e pikave të karburantit po përballen me mungesa, veçanërisht në jug dhe perëndim të Francës, si dhe në rajonin e Parisit. Sot u shfaqën probleme serioze në trafikun e trenave. Autoriteti i Aviacionit Civil u bëri thirrje kompanive ajrore që të enjten dhe të premten të pezullojnë disa fluturime, kryesisht nga aeroporti Orly, për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror.

Në Paris, Kulla Eifel qëndroi e mbyllur për shkak të grevës së përgjithshme.

Sindikata e studentëve UNEF raportoi se hyrja në rreth 20 universitete, përfshirë Sorbonnën, është bllokuar. /albeu.com