Një automjet është shkrumbuar nga flakët pak minuta më parë në bypassin e Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit.
Dyshohet se në automjet ndodheshin dy të rinj të cilët ishin nisur në drejtim të Qarkut Dibër.
Të lidhura
None found
Fatmirësisht nuk ka patur pasoja tek të rinjtë përfshirja e mjetit nga flakët ndërsa makina është shkrumbuar totalisht.
Djegia e makinës ka krijuar trafik të gjatë për shkak se automjetet e tjera kishin frikë të kalonin pranë mjetit të djegur pasi mund të shpërthente.
Ndërkohë, drejt vendit të ngjarjes është nisur policia dhe grupi hetimor, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë shkëndijë elektrike nga mbinxehja e motorrit.

