Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka reaguar ditën e sotme në lidhje me debatin që ka nisur në rrjetet sociale mes Zegjine Çaushit dhe Dea Mishel.
Në postimin e saj në “Instastory”, balerina e njohur shkruan se po pret që deputetja e Partisë Socialiste të bëjë ndonjë postim edhe për ‘shekullin e saj që ka 15 vite’. Ajo shton se për Zegjinenë më të rëndësishme janë rrjetet sociale se vendi i saj që po shkatërrohet.
Të lidhura
None found
“Zgjohesh në mëngjes dhe lexon që një deputete e vendit tonë, vajzë e re, me pretendim se është zgjuar dhe vendin e ka me meritokraci, ti drejtohet një tjetër vajze free nga komplekset, e lirë në mendime, simpatike, e artikuluar, me fjalën IDIOTE. POST NË PROFILIN E SAJ ZYRTRA DEPUTETEEE UA NAMI.

Ps. Po pres të bëjë ndonjë post tani për shekullin tim që kishte 15 vite sepse, Zegjineja më të rëndësishëm paska rrjetet sociale se vendin e saj që po shkatërrohet. Pse Zegjine, pse!?”, shkruan Selin Bollati në postimin e saj në “Instastory”.
