Shtohen zërat për transferimin e Dakut, ja si është situata me futbollistin e Kombëtares

E ardhmja e Mirlind Dakut, vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në futbollin rus. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i cili spikati si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan gjatë sezonit të fundit, raportohet se ka zgjuar interesimin e Lokomotiv Moskës.

Sipas mediave ruse, drejtuesit e klubit nga kryeqyteti e konsiderojnë Dakun si një nga alternativat kryesore për të përforcuar repartin ofensiv gjatë merkatos së verës.

Të lidhura

None found

Lokomotivi po përgatitet për ndryshime në skuadër dhe emri i sulmuesit kuqezi, shihet si një zëvendësim ideal në rast të largimit të Dmitry Vorobyov.

Megjithatë, një transferim i mundshëm mbetet i lidhur me zhvillimet që pritet të ndodhin në merkato. Burime pranë lojtarit bëjnë me dije për Panorama Sport se deri në këtë moment nuk ka asnjë ofertë konkrete në drejtim të Rubin Kazan apo vetë Dakut, pavarësisht interesimit që po qarkullon në mediat ruse.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe babai i futbollistit, Fehmi Daku, i cili ka mohuar ekzistencën e ndonjë oferte zyrtare.

Ai ka theksuar se sulmuesi ndihet i vlerësuar dhe shumë i kënaqur te Rubin Kazan, klub ku ka arritur të shfaqë potencialin e tij maksimal.

Për momentin, gjithçka mbetet në nivel interesimi, ndërsa Daku vijon të jetë i fokusuar te Rubin.

Gjithsesi, performancat e tij të fundit kanë bërë që emri i tij të monitorohet nga disa klube të rëndësishme të kampionatit rus, çka lë të hapur mundësinë që situata të marrë zhvillime të reja në javët e ardhshme./PANORAMASPORT


Shtuar 9.06.2026 15:22

jojobetcasibomjojobetcasibomjojobetMadridbetMadridbetbetciobetpark girişjojobetcasibommatbet girişJojobetmatbetgrandpashabetgrandpashabet belge numarasıgrandpashabet belge numarasıholiganbetjojobetcasibomJojobet GirişGrandpashabet destekdeneme bonusugrandpashabetJojobetcasibomcasibom girişjojobet girişjojobetJojobetGrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet