VIDEO/ Autobusi doli nga rruga dhe përplasi 2 makina, shoferi humbi kontrollin, detaje nga aksidenti në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksidentin në Tiranë, kur një autobus i linjës së Krrabës doli nga rruga.

Policia bën me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 15:45 në rrugën e Elbasanit.

Shoferi i autobusit duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

 

Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

 

Η δημοσίευση κοινοποιήθηκε από το χρήστη Albeu.com (@albeucom)

Siç duket edhe nga fotot autobusi ka përplasur edhe  2 mjete që ishin në rrugë në momentin që shoferi humbi kontrollin.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.

/albeu.com/


Shtuar 26.03.2023 16:19