Formacioni i mundshëm i Italisë mbrëmjen e sotme, Mancini nuk ndryshon shumë

Në stadiumin Renzo Barbero të Palermos, para 33 mijë tifozëve do të luhet sonte në mbrëmje ndeshja gjysmëfinale e play-off midis Itali-Maqedonia e Veriut.

Kushdo që fiton do të përballet me fituesin e Portugali-Turqi në finale të martën e ardhshme në një grup që ndoshta më konkurrenti nga tre të propozuar nga Europa. Ndeshja do të drejtohet nga francezi Clement Turpin.

Di Lorenzo dhe Spinazzola janë të dëmtuar, Bonuçi në rikuperim e sipër, ndoshta rikthehet ndeshjen e dytë dhe Chiellini i rikuperuar, por për t’u shikuar si mundësi nëse do të aktivizohet, Mancini këtë ndeshje mund të zgjedhë një katërshe mbrojtëse të përbërë nga Florenzi, Mancini, Bastoni dhe Emerson Palmeiri përballë portës së mbrojtur nga Donnarumma.

Në mesfushë pritet të jetë treshja e paprekshme titullarë si Barella, Jorginho dhe Verrati. Sulmi pritet të jetë Berardi, Immobile dhe Insigne./ h.ll/albeu.com


Shtuar 24.03.2022 09:16