Floriana Garo lavde Bashës: Karizmatik, i dashur dhe shumë i përkushtuar!

Ish-missi Floriana Garo tashmë kandidate e  PD në zgjedhjet e 25 Prillit ka mbajtur fjalën e saj në hapje të fushatës zgjedhore në sheshin “Nënë Tereza”.

Garo u shpreh me superlativa për kryebashkiakun Basha duke u shprehur se është një person karizmatik, i dashur dhe i përkushtuar.

Floriana Garo: Pasi jam takuar disa herë me Lulzim Bashën vura re një person karizmatik, një njeri i dashur me ta, i përkushtuar ndaj Shqipërisë dhe me dëshirë për të sjellë ndryshimin për të cilin kemi kaq shumë nevojë.

Ditët e fundit e kam parë Lulzim Bashën që të qëndrojë deri në orët e vona duke u konsultuar me ekspertë të ndryshëm për të sjellë ndryshimin. Asnjëherë me shenja lodhjeje, por gjithmonë me entuziasëm.

 

Featured image of article: Floriana Garo: E kam parë Bashën të qëndrojë deri në orët e vona me ekspertë, asnjëherë me shenja lodhjeje

Shtuar 25.03.2021 06:03