LIVE/ “Gati për fitore!”, Basha merr fjalën para mijëra shqiptarëve

Fjala e Lulzim Bashës:

Mirmbrëma kandidatë të Partisë Demokratike të Shqipërisë, aleatëve tanë, koalicionit tonë. Edhe 31 ditë, vetëm 31 ditë për të nisur së bashku rrugën e ndryshimit të Shqipërisë, të mirëqenies dhe të integrimit të saj në Europë.

Jemi të vetëdijshëm se puna jonë është një përkushtim dhe sakrificë për vendin, për shqiptarët, për Shqipërinë dhe njerëzit tanë. Një grusht dhe një të keqe që ka vendosur të shterojë për interest e veta të gjitha burimet shqiptare, duhet ta largojmë.

Po luftojmë kundër një grushti njerëzish. Një grushti njerëzish që janë të aftë të grabisin gjithçka në një mënyrë grabitqare. Vëllezër dhe motra ne do të zhvillojmë një tjetër betejë Brenda vetes. Unë e di që pas tetë vitesh shumë prej jush u ka humbur besimi.

Por unë kam një pyetje: a është kjo ajo që ju dëshironi për fëmijët tuaj? Jo, nuk ka gënjeshtër mëtë madhe se kjo, ju meritoni më shumë, shqiptarët meritojnë më shumë. Ne jemi sot këtu para jush që t’ua bëjmë të qartë të gjithëve.

Ne do të bëjmë shumë më shumë për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë. Ditë pas dite kam shkuar në çdo qytet, në çdo kënd të Shqipërisë. Kam ndjerë etjen për ndryshim. Kam marrë përqafime të ngrohta nga jugu në veri.

Shtuar 25.03.2021 06:03