Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka dhënë detaje të reja në lidhje me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.
I ftuar në “Opinion” Hoxha tha se urdhër-arresti për Dakon është dhënë të premten në darkë, por është ekzekutuar vetëm ditën e martë.
I pyetur pse zgjati kaq ditë ekzekutimi i urdhrit të SPAK, Hoxha tha se janë bërë negociata.
Sipas tij gjatë këtyre ditëve ka patur një betejë të fortë mes aktorëve të politikës dhe prokurorëve të SPAK për mosarrestimin e Dakos.
Pjesë nga intervista:
Hoxha: Unë jam informuar për prerjen e fletëarrestit mbrëmjen e së premtes. Personazhi më i rëndëisshëm me ndikim politik, ekonomik, më i rëndësishëm se ministrat. Vangjush Dako është njeriu më irëndësishëm nga të gjithë. Kur është dhënë vendimi në 2019-n për Dakon kam thënë që është mesazh për atë atje lart. Dako nuk është thjeshtë nëj kryetar Bashkie, po të shihni kush e priste tek dera pas dorëheqjes së Saimir Tahiri? Ishte Vangjush Dako. Ai ëhstë njeri shumë i rëndësishëm. Drejtonte Qarkun e tretë më të rëndësishëm të vendit. Dako në Durrës nuk ishte thjeshtë kryetar bashkie, ai ëhstë njeriu që ishte kontakti i të gjithë lobeve të interesit në Durrës. Në çdo përgjim që është bërë në Durrës, Dako ka qenë brenda. Edhe Dako ka thënë po më kanë marrë në telefon jam përgjigjur. Vangjush Dako nuk ëhstë një kryetar Bashkie, ëhstë më i rëndësishëm edhe se Ministri i Brendshëm, bën përjashtim Erjon Velinë. Ai është një lidhje direkte e Edi Ramës.
Fevziu: Çfarë ndodhi nga e premtja deri të martën?
Hoxha: U bënë negociata, pasi nuk mund të arrestohet aq lehtë Dako. Unë bëra një background pasi mendova se ai nuk do të arrestohej. Vangjush Dako përveç 339 është gjithëandej, është njeriu kyç në Durrës ose në Dubai. Kush kishte kontaktin e Vangjushit ishte njish në Durrës. A duhet të arrestohej apo jo?Për mua me këtë akuzë që ka është një akuzë minimale, masat e sigurisë ëhstë ekstreme. Ata duhet të gjenin akuza ekstreme për të justifikuar këtë akuzë. Nga e premtja deri sot është bërë një betejë mes prokurorëve të SPAK dhe aktorëve politikë për të shmangur arrestimin. Dako erdhi vetë nuk priti ta arrestojnë.