Berisha ka theksuar se me 20 shkurt unë u zotova para jush se për Partinë Demokratike, shtylla kryesore e programit të saj, pas garantimit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, do të jetë investimi tek qytetarët shqiptarë.
Fjalimi i Berishës:
Me 20 shkurt unë u zotova para jush se për Partinë Demokratike, shtylla kryesore e programit të saj, pas garantimit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, do të jetë investimi tek qytetarët shqiptarë.
Me këtë rast, dua të siguroj çdo të ri, të re, se kjo nënkupton mbi të gjitha investimin tek rinia shqiptare.
Pushteti i ardhshëm do të jetë pushteti i tyre.
Ky pushtet do të bëjë gjithçka që ata të shkollohen në shkolla cilësore.
Ne jemi parti me trashëgimi. Në 2005, Shqipëria renditej në nivelet më të ulëta për arsimin në Pisa, por kur e dorëzuam, e dorëzuam jo në nivelin që duhej të ishte, por ama e dorëzuam me rritjen më vertikale që mund të kishte.
Pra e dorëzuam në një kohë kur cilësia e arsimit rritej vertikalisht nga viti në vit.
Pisa që përfshin 8 vitet e tyre, Shqipëria regjistroi rënien me të madhe në botë, rënien më të tmerrshme do të thoja unë.
Kjo sepse arsimi u inondua nga patronazhistë, nga rilindasit, fara më e keqe e kombit që nga diktatura e Enver Hoxhës.
Garantoj të rejat dhe të rinjtë, se nuk do të ketë më satër kasapi mbi mesataren e tyre, se tarifat e universiteteve do të ulen, jo një e dy, por 5 herë.
Do të ulen 5 herë, fjala ime e nderit dhe se çdo student do të ketë bursën të barabartë me një rrogë për të jetuar normalisht.
Këto janë vetëm disa nga masat që do të ndërmarrim nëse duam që të mbijetojmë si komb.
Dhe ne duam të mbijetojmë si komb.
Ne jemi komb i lashtë, ne nuk kemi pse zhdukemi pse kërkojnë armiqtë tanë me Edi Ramën të na shfarosin në mënyrë paqësore.