Celibashi zbulon numrin e saktë sa votues morën pjesë në zgjedhje

Kreu i KQZ-së, Ilirja Celibashi, në një deklaratë për mediat, ka dhënë deraje mbi procesin e numërimit të votave dhe sipas llogaritjeve të deritanishme, për 4942 Qendra Votimi të numëruara deri tani nga 5199 që janë gjithsej, pjesëmarrja është 45.72%, nga 1 millionë e 551 mijë e 921 zgjedhës.

Sipas Celibashi, në rang kombëtar, PS ka marrë 74 mandate, PD 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate, ndërkohë që numërimi vijon në Tiranë dhe Durrës.

“Pjesëmarrja në zgjedhje pas përfundimit të numërimit të votave në 4922 qendra votimi është 45.72%.

PSD 2.24% të votave, 3 mandate

LSI 6.85% të votave, 4 mandate

Nisma Thurje 0.64 % të votave, 0 mandate

PD-AN 39.40% të votave, 59 mandate

PS 48.67% të votave,74 mandate”, tha Celibashi.

Kreu i KQZ-së, gjithashtu tha se në qoftë se një subjekt politik kërkon edhe pa shkasë të hapen kutitë për rinumërim, mund të hapen deri në 10% për verifikimin e rezulatatit. Dhe nëse do të ketë prova, do të ketë hetim administrative./albeu.com


Shtuar 27.04.2021 15:21