Fitoi 1 mijë euro në lojë, Qetsori: Dua t’ua dhuroj familjarëve të Pal Kolës, që u vra gjatë sulmit me armë në “Top”

Qetsori fitoi 1 mijë euro nga një lojë që Vëllai i Madh u vendosi banorëve ditën e sotme.

Sakaq ai vendosi që lekët që fitoi t’ua dhurojë familjarëve të Pal Kolës, i cili humbi jetën si pasojë e sulmit me kallashnikov ndaj Top Channel mëngjesin e së hënës.

“Kam dëshirë që 1 mijë eurot që fitova nga loja t’ia dhuroj familjarëve të rojes”, tha Qetsori.

Dje banorët e Big Brother Vip kanë bërë homazhe në kujtim të rojes së sigurisë Pal Kola.

Banorët u njohën me lajmin e hidhur vetëm mbrëmjen e së martës gjatë spektaklit, edhe pse në momentin e sulmit ata ishin zgjuar dhe i dëgjuan breshërit e kallashnikovit.

Pas lajmit të trishtë Luiz Ejlli deklaroi se nëse do të dalë ai fituesi i këtij edicioni, një ojesë të shumës prej 100 mijë eurosh do ja dhurojë famijes së të ndjerit Pal Kola.