Fillimi i shkollës, Basha: Edhe ky vit do të jetë sfidues për shkak të pandemisë, ndaj kujdesuni për shëndetin

Ditën e sotme rrth 480 mijë nxënës në systemin parauniversitar nisin vitin e ri shkollor, duke respektuar masat anti-Covid të përcaktuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Kryetari i PD-së ka uruar nxënësit dhe mësuesit, ndërsa thekson se edhe ky vit do të jetë sfidues dhe nuk duhet të mungojë kujdesi për shëndetin e njëri-tjetrit.

Postimi i Bashës:

Urime të përzemërta nxënësve dhe mësuesve, anembanë Shqipërisë në nisjen e këtij viti shkollor! Urime prindërve që përmes punës dhe sakrificave ushqejnë ëndrrat dhe ambiciet e fëmijëve të tyre! Urime vogëlushëve që plot emocione ulen për herë të parë në bankat e shkollës, në hapjen e një kapitulli të rëndësishëm për jetën e tyre dhe gjithë shoqërisë sonë! Edhe ky vit i ri shkollor do të jetë sfidues për shkak të pandemisë, ndaj kujdesi nuk duhet të mungojë për të mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit dhe të familjeve tuaja. Suksese të gjithëve./albeu.com


Shtuar 27.09.2021 10:06