Moderatori Blendi Fevziu ka parashikuar “rrëmujë” në emisionin e tij, ndërsa flet për fenë dhe lidhjen me shqiptarët.
Teksa fliste me gazetaren Gerta Zaimi, Fevziu e ka pyetur në lidhje me besimin e saj, e cila iu përgjigj negativisht.
Pikërisht në këtë moment, moderatori ka parashikuar përplasje mes saj dhe pastorit Paulin Vilajeti.
PJESË NGA BISEDA:
Fevziu: Ti beson në Zot?
Gerta Zaimi: Jo!
Fevziu: Je ateiste?
Gerta Zaimi: Po
Fevziu: U ça sherri do kesh ti sot me pastorin.
Paulin Vilajeti: Mirë se iu gjeta, Zoti iu bekoftë!
Fevziu: Mua? Ishalla! /albeu.com/