Favorizonte qytetarët për ndërtime pa leje, arrestohet inspektori në Sarandë (EMRI)

Policia e Sarandës ka arrestuar ditën e sotme një 32-vjeçari cili mbante detyrën e Inspektorit në IKMT-në e Vlorës, pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

32-vjeçari Martin Arapi, akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë, kryesisht në zonën e Ksamilit.

Njoftimi:

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për një tjetër punonjës të IKMT Vlorë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacionit policor të koduar “Mjegulla”, në kuadër të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridisksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Sarandës, më datë 20.10.2023, për shtetasin:

-Martin Arapi, 32 vjeç, me detyrë inspektor i IKMT Vlorë (përgjegjës për territorin e bashkisë Sarandë).

Ky shtetas akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë, kryesisht në zonën e Ksamilit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 20.10.2023 16:58