​“Europa në rrezik”, bombardimet pranë centralit bërthamor, ministri Kuleba ngre alarmin

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, është shprehur se Europa është në rrezik nga sulmet pranë centralit bërthamor të zaporizhzhias.

Komentet Kuleba i bëri përmes një reagimi në rrjete sociale, ku thotë se forcat ruse e kanë kthyer uzinën e Zaporizhzhia në bazë ushtarake, duke vënë në rrezik të gjithë kontinentin.

“Pushtuesit rusë e kthyen NPP Zaporizhzhia në një bazë ushtarake duke vënë në rrezik të gjithë kontinentin. Ushtria ruse duhet të dalë nga uzina”, ka thënë ai në një reagim për shtyp.

Ndërkohë forcat ruse bombarduan qytetin ukrainas Sloviansk, duke dëmtuar ndërtesat e banimit dhe një shkollë. Bombardimet vijojnë prej më shumë se 6 muajsh, kur presidenti Vladimir Putin urdhëroi sulmin e parë në 24 shkurt.