Epike! Patronazhisti i shkruan Artan Hoxhës dhe i bën ftesën e veçantë publike

Gazetari Artan Hoxha, ka publikuar një mesazh të që i ka ardhur në numrin e tij të telefonit, ku ftohej nga patronazhisti i tij që të merrte pjesë në festimin e fitores së partisë Socialiste gjatë orës 18:00 në sheshin ‘Skënderbej’.

Gazetari me anë të një shkrimi të tij thumboi edhe partinë socialiste teksa tha që akoma nuk i kanë harxhuar të gjitha lekët përderisa do organizojnë edhe festën e fitores.

“Ome, s’i paskeni harxhuar gjithe leket, u paska mbetur nje dore edhe për ahengun e fitores???!!!Edhe keta kishim mangut”, – shkruan Hoxha në postimin e tij.

Ndërkaq, gazetari ndau me ndjekësit edhe mesazhin që i kishte dërguar ‘patronazhistit’ të tij duke e pyetur nëse mund të merrte me vete edhe kosoren pasi kishte një javë që e kishte mprehur.

“Rrofshi për ftesën zotnia juaj. Por kam një pyetje, a mund t’a marr edhe kosoren me vete se kam një javë mezi e kam mprehur?”- shkruan Hoxha në përgjigjien e tij.

 

Shtuar 27.04.2021 01:04