Gazetari investigative, Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja në lidhje me zhdukjen e Shenasi Lohës nga Ferizaj i Kosovës.
Loha rezulton i zhdukur që prej 7 muajsh, ndërsa dyshohet se zhdukja e tij ka të bëjë me një aferë të mundshme me lidhjen e narkotrafikimit ndërkombëtar midis Ekuadorit dhe Europës.
I ftuar në Abc Live me Sibora Bitrin, Hoxha tha se Loha ka qenë fillimisht në Ekuador ku mund të ketë patur lidhje me trafikantët shqiptarë të kokainës dhe më pas është kthyer në vend përmes Kosovës.
Ndërsa publikoi videon nga restoranti në Lushnje ku Shenasi Loha është parë për herë të fundit. Në videon e siguruar nga Artan Hoxha, Loha është parë për herë të fundit në një restorant në Lushnje nën shoqërimin e Mitri Priftit.
Më pas ai ka dalë nga restoranti, ka hipur në mjetin e Prifti dhe që prej atij momenti nuk është bërë më i gjallë.
“Video është bërë në orën 15:00. Në video duken dy persona në një restorant në qytetin e Lushnjës. Në pamje është Shenasi Loha, 47 vjeç nga Ferizaj, baba i dy fëmijëve. Kjo video tregon herën e fundit që Shenasi Loha është parë në Shqipëri. Ai është shfaqur në 13 mars ne restorant nën shoqërinë e Mitri Priftit. Pasi ka ardhur nga Ekuadori Loha ka takuar Mitri Priftin, me të cilin më parë ka dashur të bëjë dy biznese. Një ndër to futja e një brandi uji nga Ekuadori. Loha ka dashur të sjellë në Europë këtë brand. Kanë dashur të fusin dhe një sasi mishi nga MV por se kanë bërë. Që prej 13 marsit ku duket në video ai është zhdukur.
Loha del nga restoranti, hipën në makinën e Priftit, Hyunday , me targa “553VT”. Pasi e ka marrë Lohën e ka lënë diku ku e kanë pritur disa miq.
Nuk ka asnjë të dhënë që Loha, që të ketë dalë nga Shqipëria dhe nuk ka hyrë në Ekuador. Kontakti i fundit i këtij personi është në Lushnje.
Loha ka pasur njohje me persona që kanë qendruar në Ekuador. Dyshimi kryesor: Është zhdukur për një aferë të mundshme me lidhjen e narkotrafikimit ndërkombëtar midis Ekuadorit dhe Europës. Mendohet se Loha të jetë rrëmbyer. Është i njëjti rast si me Martinajn. Njohjet e tij janë me persona shumë të rrezikshëm të botës së krimit. Pasnesër bëhen fiks 7 muaj që Loha është parë në atë video për herë të fundit. Sipas familjarëve ai është nisur i vetëm me makinën e tij. Në Shqipëri ka dashur të takojë shokun e tij, me nofkën Xhimi që është i martuar me nje shtetase nga Ekuadori. Mitri ka thënë se e ka çuar ku i ka kërkuar ai”, tha Hoxha në Abc Live./abcnews.al/