EMRI/ U përplas me motor, ndërron jetë në spital 21-vjeçari shqiptar në Itali

Erik Fetahu, 21-vjeçari, i lindur në Lodi por me origjinë shqiptare, ndërroi jetë në spitalin Niguarda të Milanos pasi u dëmtua rëndë në një aksident automobilistik të premten e kaluar.

I riu kishte kandiduar për administratën e fundit në mbështetje të kryebashkiakut aktual të Lodi Andrea Furegato, megjithatë ai nuk u zgjodh në këshillin e qytetit.

21-vjeçari, metalpunues i një kompanie në Lodi, dashës i madh i motorëve, ishte paraqitur në zgjedhjet e fundit bashkiake me listën “Buongiorno Lodi” , në mbështetje të kandidatit për kryetar bashkie Andrea Furegato.

Si ndodhi aksidenti?

Djali, duke udhëtuar me një motoçikletë, u përplas kokë më kokë me një furgon Mercedes, në San Rocco al Porto në zonën e Lodit.

Ducati pas përplasjes u nda në dysh, ndërsa 21-vjeçari u lëndua rëndë. Pavarësisht ndihmës dhe operacionit që kreu, i riu nuk ia doli./albeu.com

Shtuar 2.09.2022 19:55