Emri/ Tritol makinës së efektivit në Shkodër, detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një sasi lënde plasëse i është vendosur automjetit të një efektivi policie në Shkodër.

Sipas informacioneve policore,, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe” të qytetit.

Automjeti i 59-vjeçarit, Kastriot Selimaj, polic i rrugores në DVP Shkodër, ishte i i parkuar në oborrin e banesës, teksa lënda plasëse është vendosur tek goma e pasme e automjetit.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në automjetin e shtetasit Kastriot Selimaj, 50-vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve


Shtuar 19.06.2024 08:07