EMRI/ Sekuestrohen dhjetëra doza me lëndë narkotike në Vlorë, bie në pranga 33-vjeçari

 

Ndriçim Gega është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi iu janë sekustestguar dhjetëra doza me heroinë dhe kanabis.

33-vjeçarit iu gjetën 85 doza me heroinë dhe 12 me kanabis.

Nga veprimet hetimore dyshohjet se Gega siguronte lëndët narkotike dhe më pas i përgatiste në doza në banesën e tij me qëllim shitjen.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Prepare”, për goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohen dhjetëra doza me heroinë dhe kanabis.

Arrestohet në flagrancë pronari i banesës ku u gjetën dozat me lëndë narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve për goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Prepare”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi N. G., 33 vjeç, banues në lagjen “29 Nentori”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 82 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 12 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike dhe më pas i përgatiste në doza, në banesën e tij, me qëllim shitjen e tyre.

Punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com