Dalin pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur pak më parë në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd.
Nga aksidenti mbeti i vdekur një person, shoferi i furgonit, i quajtur Qani Beqo.
Gjithashtu mbetën të lënduar katër persona të tjerë, të cilët u transportuan drejt spitalit rajonal për ndihmën e parë.
Fatmirësisht të lënduarit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./albeu.com/