EMRI/ Nënë e 7 fëmijëve dhe aktiviste e PS, kjo është përgjegjësja e Kadastrës së Tropojës e shpallur në kërkim

Disa zyrtarë të Kadastrës së Tropojës u akuzuan për shpërdorim detyre ditën e sotme, lidhur me abuzimet në disa akse rrugore.

Njëra prej të arrestuarave është Ajlin Alfredaj, 31-vjeç, nënë e 7 fëmijëve, e cila është përgjegjësja e zyrës së Kadastrës në Tropojë e shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Sipas policisë dyshohet se ajo falsifikonte dokumentet e pronave, duke i regjistruar ato në emër të shtetasve të tjerë dhe jo të pronarëve të ligjshëm të tyre.

Kujtojmë se Alfredaj ka qenë kandidate në zgjedhjet e 25 Prillit në listat e Partisë Socialiste në zonën e Tropojës./albeu.com/