Sacchi: Inter është favoriti për Scudetto, Lukaku dhe Lautaro tepër të frikshëm

Edhe një muaj nga fillimi i sezonit të ri të Serie A dhe Arrigo Sacchi ka dhënë mendimin e tij për “La Gazzetta dello Sport” se cili do të jetë favoriti për ta fituar kampionatin.

Interi aktualisht është favorit për të fituar Scudetton. Ata kanë një skuadër të madhe, cilësi dhe përvojë, si dhe potencial të jashtëzakonshëm në sulm. Lukaku, Lautaro, Dzeko, Sanchez dhe Correa, pesë sulmues të cilët gjejnë shumë kollajë rrjetën e portës, sidomos dy të parët të cilët do të jenë titullarë këtë sezon së bashku përsëri dhe të gjithë e dimë se sa të aftë janë ata të dy përpara portës së kundërshtarit.

Juventus duhet të rizbulojë shpirtin e ekipit dhe vullnetin për të sakrifikuar, sezonin e kalua rata dukehsin të humbur.

Milan nuk ka individualitetin e rivalëve të tij dhe duhet të jetë superior në lojë”, është shprehur Sacchi./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.07.2022 14:12