EMRI/ Makina përmbyset mes rrugës, aksidenti tragjik i merr jetën shqiptarit në Itali

Një aksident ka ndodhur në Itali ku ka humbur jetën një shqiptar në zonën e Vincenza-s.

48-vjeçari shqiptar, Ilirjan Reshataj ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip BMË. Si pasojë e shpejtësisë, ai ka përfunduar i përmbysur në anë të rrugës.

Sipas mediave italiane, në momentin që ka mbërritur policia dhe ambulanca, trupin e shqiptarit e kanë gjetur jashtë mjetit duke dëshmuar dhe një herë aksidentin e rëndë.

Autoritetet vendase bëjnë me dije se 48-vjeçari ka qenë duke udhëtuar në rrugë dhe në një moment është përplasur me barrierën anësore. Pastaj ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Në vendin e ngjarjes ndodheshin zjarrfikësit, ndërkohë që për masë sigurie shkoi edhe një helikopter. Por fatkeqësisht shqiptari kishte humbur jetën menjëherë në aksident. Ai jetonte prej disa vitesh në Bolzano me familjen dhe ishte kamionist.

 


Shtuar 4.08.2021 23:26