Pronari i supermarketit denoncon fëmijën e mitur në polici: Vodhi një çokollatë!

Një shitës në supermarket nuk e ka pasur aspak problem as distancën me policinë dhe as faktin se ishte lodhur dhe duhej të kthehej në banesë.

Mbasi ka përfunduar punën, mësohet se shtetasi D.L, në orën 23.00 të mbrëmjes ka kërkuar oficerin e gatshëm të komisariatit numër katër. “Kërkesa e tij kishte të bënte me denoncimin se një fëmijë vodhi një çokollatë”, – tha një burim pranë gazetasi.al

“Aktualisht jam në punë private, rreth orës 20.00 në ambientet e marketit pashë që hyri një fëmijë, që mbasi lëvizi futi në xhep një çokollatë. Më habit fakti se ky shtetas i mitur vjen herë pas here në dyqanin tim dhe mund të ketë vjedhur edhe herë të tjera”

Në dinamikë shkruan policia, meqenëse kallëzimi është dorëzuar në orët e vona të mbrëmjes janë thirrur vetëm prindërit e fëmijës.

E ëma e djalit të denoncuar për çokollatën ka kërkuar kohë gjatë mbrëmjes mbasi sipas saj “nuk e besoj që djali ta ketë kryer këtë veprim mbasi ne ia plotësojmë çdo dëshirë dhe çdo kërkesë”.

“Nuk është keq djali ynë për një çokollatë” deklaroi paraprakisht e ëma e të miturit.

Policia bën me dije se të nesërmen në mëngjes, gruaja është paraqitur me dëshirën e saj duke kërkuar të sqarojë pozitën e të birit. Së bashku me të gjendej edhe i biri i mitur

“Kur mbrëmë isha në rajon më mori djali i madh në telefon dhe më pyeti ku je? I thashë jam në polici. Më tregoi hajde se ka ardhur në shtëpi dhe është shumë i mërzitur dhe po qan. Unë ndërkohë kisha dalë nga rajoni ku punonjësja e policisë më vuri në dijeni duke më treguar se im bir kishte vjedhur një çokollatë“, deklaron gruaja.

Sipas gruas, fëmija madje ishte goditur me shuplakë nga pronari i dyqanit, megjithëse nuk kishte shenja që e konfirmojnë këtë dëshmi

Pyetjes a e ke vjedhur çokollatën në dyqan , një pyetje e bërë në prani të prindit dhe të psikologut fëmija ju përgjigj: “Jo nuk e kam vjedhur, I kam qejf çokollatat dhe mora çokollatë në dyqan. Pa dashje e kam futur në xhep  dhe më pas u ktheva dhe e lashë në sirtar”- rrëfen fëmija në polici

Por në procesverbal ankesa e nënës e ka kthyer situatën në favor të saj. “Pronari denoncues e ka kapur fëmijën tim dhe i ka futur ca shuplaka, duke i thënë të kam parë edhe herë të tjera që vjedh ëmbëlsira”- deklaron gruaja në polici

Nëna e re shton se është hera e parë që i ndodh incident me fëmijët dhe është treguar e gatshme që ta paguajë 10- fishin e çmimit të çokollatës  “por djali im s’duhet ta shikonte derën e policisë” ankohet ajo sipas të cilës askush në lagje nuk ka ngritur një pretendim që djali i saj vjedh çokollata dhe ëmbëlsira apo çfarëdo gjëje tjetër

Në këto kushte policia ka rithirrur denoncuesin për të dhënë detaje shtesë mes të cilave e ka ripyetur: A e ke qëlluar fëmijën?

D.L i përgjigjet: “Në mënyrë absolute jo, djali I vogël ka vjedhur dhe herë të tjera ëmbëlsira dhe nuk e kam bërë kaq të madhe. Me rastin e çokollatës desha t’i jap një mësim. Kam marrë kontakt me të ëmën  që natyrisht ishte e shqetësuar dhe e kam sqaruar për veprimin e djalit të saj që më mirë ta parandalojë tani sesa më vonë”-/SI