EMRI/ Ky është shoferi që vdiq bashkë me 4 pasagjerët në Qafë Muzinë (FOTO LAJM)

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Muzinë, në aksin Sarandë-Gjirokastër. Një mjet tip “Land Rover” ka përplasur një furgon me pasagjerë. Ky i fundit ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë.

Për pasojë kanë humbur jetën 5 personat që ndodheshin në mjet.

Mes viktima është edhe shoferi, identiteti i të cilit është bërë i ditur. Burime bëjnë me dije se ai quhet Bardhi Prodi.

Policia bën me dije se në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com


Shtuar 26.08.2021 17:31