Aksidenti me 5 viktima, momenti kur nxirren trupat e pajetë nga furgoni (VIDEO)

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Muzinë, në aksin Sarandë-Gjirokastër. Një mjet tip “Land Rover” ka përplasur një furgon me pasagjerë. Ky i fundit ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë.

Për pasojë kanë humbur jetën 5 personat që ndodheshin në mjet ( 2 gra dhe 3 burra) përfshirë edhe shoferin.

Në videon më poshtë shihet momenti kur nxirren trupat e pajetë nga furgoni.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P.

Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën 5 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com


Shtuar 26.08.2021 17:27