Ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi sot kandidatin e tij për bashkinë e Koplikut për zgjedhjet lokale të 14 majit, Isa Ramaj.
Gjatë fjalës së tij për prezantimin e e kandidatit, Berisha nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë Rama.
“Nuk ka as ligj, as normë e siguri, ka krijuar në Shqipëri një pasiguri të plotë. Brenda 10 viteve jeni dëshmitarë se si breshëri skuadrash pushkatimi, se banditët nuk dalin vetë në pritë, kanë marrë disa jetë në mes të Tiranës.
Sepse padronët e tyre janë të lidhur me Ramën e qeverinë.Ai paguan një polici prej 15 mijë vetësh dhe deklaron “kokën hëngshin”, licencë për vrasje nga qeveria”, tha Berisha./albeu.com/