I divorcuar, i mituri me autizëm: Zbulohen detaje mbi abuzimin seksual të 12-vjeçarit në Kavajë

Ditën e sotme u raportua një ngjarje e rëndë në Kavajë. Një burrë, 39-vjeç nga Gosa e Kavajës abuzoi me një djalë të mitur, vetëm 12 vjeç.

Ngjarja bëhet akoma më tronditëse për faktin se i mituri ishte autik. Burime bënë me dije se 39-vjeçari i arrestuar nga policia është shtetasi Indrit C., i divorcuar nga Gosa e Kavajës.

Nuk dihet se si ai ka rënë në kontakt me të miturin 12-vjeçar, i cili rezulton me autizëm.

Ka qenë babai i djalit që ka denoncuar në polici. Kjo e fundit e ka pyetur të miturin dhe në prani të një psikologeje, teksa pritet që t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Policia dhe Prokuroria po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit, teksa autori i dyshuar është dërguar në paraburgim.

 


Shtuar 8.08.2021 11:27