Kanë dalë emrat e viktimave dhe autorit të vrasjes me armë zjarri të ndodhur para pak minutave në Tiranë.
Mësohet se autori është shtetasi Arsen Muskurti, i cili njihet edhe ne emrin Hamza Kastrati, ndërsa viktimat janë Dritan Muskurti dhe Nora Muskurti.
Sipas burimeve dyshohet se vëllai ka vrarë vëllanë dhe kunatën e më pas është arratisur.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë, në rrugën Islam Alla.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve të krimit.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraparak
Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/