EMRAT/ U kapën në një “shtëpi bari”, dënohen dy shqiptarët në Britani

Gjykata britanike ka dënuar me burg dy shqiptarë të cilët u kapën në një “Shtëpi bari’. Sipas mediave britanike Ervis Llanin, 20 vjeç dhe 27-vjeçarin Xhuljan Stafaj, janë dënuar me 14 muaj burg.

Dy shqiptarët tentuan të arratisen duke u hedhur nga ndërtesa, kur u pikasën nga policia në një shtëpi bari. Raportohet se përveç bimëve dhe dritave, ndërtesa përmbante një hapësirë të vogël banimi, që shërbente si strehim për dy të rinjtë.

Të lidhura

None found

Brenda ambienteve u gjetën rreth 600 bimë kanabis të kultivuara.

Dy shqiptarët u burgosën secili me 14 muaj burg. Të dy e kishin pranuar më parë fajësinë për prodhimin e një droge të klasit B./albeu.com


Shtuar 2.04.2024 19:59