EMRAT/ Çmontohet banda e drogës në Britani, në pranga katër shqiptarë

Katër shqiptarë janë arrestuar në Britani, pasi akuzohen se janë pjesëtarë të një bande kriminale droge.

Bëhet fjalë për 54-vjeçarin Kole Leshi, 23-vjeçarin Kladji Leshi, 53-vjeçari Dritan Lleshi dhe kreun e bandës 38-vjeçarin Ermal Biba.

Të arrestuarit janë kapur në flagrancë duke transportuar kanabis dhe kokainë nga Londra drejt zonës Harrogate.
Biba, si kreu i bandës, dyshohet se ka rekrutuar Kole dhe Kladji Leshi.

Autoritete britanike kanë sekuestruar drogë e cila vlerësohet deri në 25,000 paund./albeu.com/


Shtuar 30.03.2023 21:14