Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, sapo përfundoi protesta e Tiranës, u nis për në Romë.
Ai është pritur nga qindra mbështetës në aeroportin e kryeqytetit italian.
Shqiptarët e diasporës së Italisë, kanë pritur Berishën deri në mesnatë në aeroport ta përshëndetur dhe uruar mirëseardhjen.
Sot zhvillohet në kryeqytetin italian takimi i opozitës me emigrantët në Itali, ne kuadër të fushatës së 11 majit.